KQZ: Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas

Ramiz Lladrovci: Jo të gjithë ata që marrin vota janë për politikë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke e përshkruar situatën aktuale si një “kaçamak politik” të përzier me interesa dhe qëndrime të ndryshme. Lladrovci ka ngritur pretendime për dy shkelje të Kushtetutës, duke përmendur tejkalimin e afatit 30-ditor për themelimin e Kuvendit dhe deklarimin zyrtar se Kuvendi është i themeluar pa pasur një anëtar të Kryesisë. Ai ka ngritur gjithashtu një sërë pikëpyetjesh lidhur me ndryshimet politike të ditëve të fundit, përfshirë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunimin ndërmjet Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, si dhe mbështetjen për propozimin e nëntë. Sipas Lladrovcit, mbetet e paqartë se si u krijua një bashkëpunim ndërmjet këtyre subjekteve dhe pse Vetëvendosja nuk kundërshtoi më përdorimin e terminologjisë së Listës Serbe, përfshirë, siç pretendon ai, shmangien e emrit të shtetit Kosovë dhe përdorimin e emrit Prishtinë. Ai ka thënë se PDK-ja ka mundur ta ndërpresë këtë proces kur ishte tejkaluar afati 30-ditor për themelimin e Kuvendit, por ka shtuar se “më mirë vonë se kurrë”. Në fund, Lladrovci ka dhënë edhe një vlerësim për politikën, duke shkruar: “Politika është sport i rëndë, jo të gjithë që marrin vota janë për të!”.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama akuzon Albin Kurtin: U zgjodh me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rizgjedhjes së Albin Kurtit në postin e …