Bashkëfshatarja e Hashim Thaçit, Elhame Hetemi, ka rrëfyer emocionet që e rikthejnë te ditët e para të organizimit dhe mobilizimit popullor për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar edhe përfshirjen e saj në përkrahjen e ushtarëve të parë të UÇK-së në fshatin Burojë. Hetemi ka folur për momentet kur të rinjtë shqiptarë morën përsipër barrën e luftës për çlirimin e vendit, ndërsa ka veçuar edhe kujtimet e saj për Hashim Thaçin, të cilin e kishte njohur si bashkëfshatar dhe më pas e kishte dëgjuar se ishte në krye ose bashkëorganizator i UÇK-së. “Emocionet janë të veçanta. Duke u rikthyer në retroaktivë dhe duke menduar për gjithë procesin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtoj momentet më të rëndësishme të organizimit dhe mobilizimit popullor, bashkë me ata njerëz, ata djem të rinj që morën barrën e kombit shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit serbë”, ka thënë ajo. Hetemi ka kujtuar edhe nismën e saj për t’i ndihmuar ushtarët e parë të mobilizuar në Burojë dhe për t’iu bashkuar përpjekjeve të tyre për çlirimin e Kosovës. Sipas saj, njohja e afërt me këta njerëz, edukata, kultura dhe vlerat e tyre e bëjnë edhe më të thellë lidhjen emocionale me ato ditë. “Lirisht dhe bindshëm mund të them se është një proces i montuar dhe i organizuar nga ata që nuk e kanë dashur lirinë e Kosovës dhe nuk e kanë dashur lirinë e popullit shqiptar në përgjithësi”, ka deklaruar Elhame Hetemi.