Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka udhëtuar drejt Hagës së bashku me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij. Tahiri e ka bërë të ditur udhëtimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pritjen për vendimin e Gjykatës Speciale dhe bindjen e tij se ai do të jetë lirues. “Me Endritin, drejt Hagës. Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri. Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë, pas rreth gjashtë vitesh nga nisja e procesit gjyqësor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
