Haga rrëzon akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi është bërë i ditur gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit në seancën publike, ku gjykatësi Charles Smith ka deklaruar se Prokuroria e Specializuar nuk arriti të dëshmonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik ndaj një popullate civile. Akuza për krime kundër njerëzimit përfshinte pretendime për përndjekje, burgosje dhe ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Sipas aktakuzës, viktimat e pretenduara ishin persona të konsideruar kundërshtarë, përfshirë shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe persona të tjerë. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker: Procesi i Hagës është një farsë, drejtësia nuk mund të vijë nga ky gjykim

Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka shprehur shqetësimin e tij për verdiktin e 16 …