Policia në Hagë përdor ujë për të larguar qytetarët nga Gjykata Speciale

Policia në Hagë ka ndërhyrë ndaj qytetarëve të mbledhur në afërsi të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke përdorur ujë për t’i larguar ata nga ambientet përreth Gjykatës Speciale. Pamjet e siguruara nga Klan Kosova tregojnë forcat policore duke ndërhyrë në zonën pranë objektit të gjykatës dhe duke u kërkuar qytetarëve të largohen nga hapësira. Ndërhyrja ka ndodhur pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në Hagë janë mbledhur qytetarë nga Kosova dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së për të përcjellë nga afër zhvillimet e procesit gjyqësor. Prania e forcave policore në afërsi të Gjykatës Speciale është shtuar gjatë ditës, ndërsa situata është shoqëruar me ndërhyrje për shpërndarjen e qytetarëve të mbledhur pranë objektit.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …