Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin. Selimi, i njohur gjatë luftës si “10-shi” i UÇK-së, është mbajtur në paraburgim në Hagë për gati gjashtë vjet. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur sot, më 16 shtator 2026, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Rexhep Selimi ishte arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe ishte transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë, ku qëndroi gjatë gjithë procesit gjyqësor. Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së kishte nisur në prill të vitit 2023, ndërsa aktakuza përfshinte akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
