Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Vendimi është bërë i ditur sot, më 16 shtator 2026, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kadri Veseli u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë në nëntor të vitit 2020, së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Procesi gjyqësor ndaj tyre kishte nisur në prill të vitit 2023, ndërsa aktgjykimi i shpallur sot përbën vendimin e shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i Hagës është i padrejtë, beteja duhet të vazhdojë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të …