Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtor ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin, duke e dënuar me 25 vjet burgim. Aktgjykimi ndaj Krasniqit është shpallur sot. Sipas aktakuzës, veprat për të cilat akuzoheshin të pandehurit pretendohej se ishin kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në disa lokacione në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Prokuroria pretendonte se viktimat ishin qindra civilë dhe persona që nuk merrnin pjesë në luftime. Prokuroria e Specializuar e përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit paraqiti provat e saj gjatë periudhës shtator-dhjetor 2025. Procesi i provave u mbyll më 18 dhjetor 2025, ndërsa deklaratat përfundimtare të palëve u zhvilluan nga 9 deri më 18 shkurt 2026. Në këtë proces kanë dëshmuar gjithsej 134 dëshmitarë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
