Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker pas dënimit të krerëve të UÇK-së: U befasova nga dënimi kaq i rëndë

Ish-diplomati amerikan Philip Reeker ka reaguar pas aktgjykimit të gjykatës speciale të Hagës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se është befasuar nga dënimet e rënda të shqiptuara ndaj tyre. “U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë”, ka deklaruar Reeker, duke theksuar se aktgjykimi është vendim i gjykatës dhe se tash çështja do të kalojë në procesin e apelimit. Ai ka thënë se duhet pritur zhvillimi i këtij procesi për të parë rezultatin përfundimtar të çështjes, ndërsa ka pranuar se vendimi ka shkaktuar reagime dhe ndjenjë padrejtësie te shumë njerëz në rajon. Reeker ka bërë thirrje që reagimet ndaj aktgjykimit të mos shndërrohen në dhunë, duke theksuar se rajoni ka kaluar nëpër dekada konfliktesh dhe se duhet të kërkohet një rrugë më e qëndrueshme përpara. “Shprehja e reagimeve dhe e ndjenjës së padrejtësisë në këtë proces nuk duhet të jetë justifikim për dhunë”, ka thënë ai. Ish-diplomati amerikan ka theksuar gjithashtu se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhet me përgjegjësi individuale dhe jo kolektive, duke u bërë thirrje njerëzve në rajon që të mendojnë për të ardhmen e Kosovës, Serbisë dhe Ballkanit. Reeker ka përmendur edhe dialogun Kosovë–Serbi dhe nevojën për një të ardhme më të sigurt, duke theksuar rëndësinë e rrugës së integrimit euroatlantik për vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza takohet me liderët politikë pas aktgjykimit të Hagës: “Biseduam për seriozitetin e situatës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara …