Hysni Gucati kërkon nga Albin Kurti shkarkimin e Donika Gërvallës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta përjashtojë nga Qeveria ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e akuzuar atë se ka dorëzuar dokumente në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gucati këto deklarata i bëri në protestën e organizuar kundër aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai kritikoi heshtjen e institucioneve të Kosovës pas vendimit të Hagës dhe kërkoi që Gërvalla të japë sqarime publike. “Ne e dimë që Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në parlament. I themi Albin Kurtit që këta njerëz t’i përjashtojë nga Qeveria”, tha Gucati. Ai kërkoi që Gërvalla të kërkojë falje dhe, së bashku me Liburn Aliun, të sqarojë burimin e informatave për të cilat ka folur. “Ne çlirimtarët e vendit nuk jemi kundër asnjë Qeverie. Jemi kundër atyre njerëzve që heshtin. Jemi kundër atyre njerëzve që gëzohen për dënimin e tyre”, u shpreh Gucati. Gucati e ashpërsoi gjuhën ndaj atyre që, sipas tij, bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë në Hagë, duke deklaruar se veteranët kërkojnë që përgjegjësit për informacionet e paraqitura atje të japin sqarime.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi vazhdon qëndrimin në familje, edhe sot nën masa të rrepta sigurie nga EULEX-i

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup …