leoni

Partia e Drejtesise

Dega e Partisë së Drejtësisë në Therandë, kërkon dorëheqjen e kryetarit, Ferid Agani

Bazuar në rrethanat e krijuara  gjatë muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me zotrë, Ferid Aganin, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori një vendim ku kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Ferid Aganit nga posti i kryetarit të PD-së.  Gjithashtu kryesia e PD-së, në Therandë njofton se kryetari i degës, koordinator politik i nivelit qendrore të PD-së, zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullt, të mbajtur më 27 gusht 2016, ku ishin të pranishëm edhe mysafirë në delegacionin nga qendra me në krye Sekretarin  e Përgjithshëm zotëri, Fidan Mustafën, dega e Therandës i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor.  Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës, thuhet mes tjerash në reagimin e degës së Therandës të Partisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …