PDK bën gati emrat për ndryshimet brenda Qeverisë

PDK në Ferizaj: A i duhet Ferizajt një kryetar me moral të tillë?!

Dega e PDK-së në Ferizaj gjatë një konference për mediet ka  reaguar kundër Kryetarit të Komunës, Muharrem Sfarça,jo  për çështje personale, sepse konsideron që nuk mund të shkojë aq larg ky kryetar sa që reagimet  tona me vend dhe në shërbim të përmirësimit të jetës edhe ashtu të rënduar të qytetarëve, t’ i kalojë në rrafshin personal ndaj PDK-së. Ditë më parë në një televizion lokal, në TV Liria, Svarça në vend që të mbrohet ndershëm nga argumentet tona për devijime te tij të vazhdueshme nga ligjet, nga urrejtja që i është krijuar  ndaj kryetarit të degës së PDK-së,  në radhë të patë për shkak zërit opozitar, ai ofendon edhe Partinë Demokratike. Thënë të drejtën unë nuk jam ndier aspak i ofenduar sepse, përkundër tij, unë jam rritur me një edukatë familjare e prindërore që për raste të tilla më kanë mësuar që të mos e ofendojë atë që më ofendon sepse do bëhem si ai, i paedukatë, ka thënë Selim Marevci, drejtor i Departamentit të Administratës i degës së PDK-së, në Ferizaj

Por duke parë që ky, kryetari i komunës, nuk ka të ndalur, ne e kemi parë të udhës që të reagojmë dhe të sqarojmë opinionin publik se ne, Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, dhe unë personalisht nuk kemi personale asgjë me kryetarin e komunës z. Svarqa. Këtë e kemi dëshmuar ashtu që në deklarimet tona publike, në vend të fyerjeve kemi paraqitur argumentet, dhe atë argumentet e pakontestuara. PDK-ja ia bën me dije z. Svarqes se unë kam qenë Drejtor në Qeverinë e kaluar komunale të Ferizajt ndërsa  jam në pozitën e drejtorit të Departamentit të Administratës në kuadër të kabinetit të PDK-së në Ferizaj, që nga zgjedhja e kryesisë.

Çdo konferencë e imja është aprovuar nga Kryesia dhe Kryetari degës.

Departamenti i Administratës, sa për njohuri të tij, është ai që bënë monitorimin e çdo shkelje ligjore dhe administrative që bën pushteti lokal, andaj në kuadër të kësaj nuk bëj punë vetëm unë, por e tërë dega e PDK-së, sepse ky subjekt për dallim nga ju, bënë punë ekipore, dhe përkrah rininë që të bëhen pjesë vendimmarrëse jo vetëm e partisë, por edhe e institucioneve. Andaj  jo vetëm për mua, por edhe për shumë të rinjë të Kosovës është  nder t’i shërbejmë këtij subjekti politik i cili u formua nga rinia e cila, pas çlirimit të Kosovës u mor me shtetformimin e Kosovës.

Partia Demokratike ia bën me dije Kryetarit në ikje se ne asnjëherë nuk u morëm me të kaluarën e tij siç po bën ai tash me ne edhe pse këto të kaluara janë krejt të ndryshme sepse e kaluara jonë është me lavdi.

Ka shumë anëtarë të Partisë Demokratike  që janë më meritorë se Muharrem Svarqa në krijimin e atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka shumë të tjerë që janë zhgënjyer nga ajo politikë dhe tash janë në Partinë Demokratike,

Por s’është e thënë se duhet përmendur ato.

Ne asnjëherë  s’e kemi përmendur që ju ishit pjesë e strukturave të larta Rinisë Socialiste Federative të Jugosllavisë – (Partisë Komuniste Jugosllave) që edhe për atë kohë por edhe për të tashmen ka qenë turp.

Ne s’e kemi thënë asnjëherë, që në kohën më të vështirë të historisë sonë të re, në kohën e luftës në Kosovë ju keni dezertuar nga LDK-ja, nga Kryesia e atëhershme e fshatit Sazli. Edhe pse kjo ka qenë turp dhe papërgjegjësi ndaj pozitës udhëheqëse që ke pasur atëherë.

Ne s’e kemi thënë asnjëherë për të të fyer  që t’i ishe punëtor i Stacionit të autobusëve ku puna juaj ishte si kondukter sepse nuk është asnjë punë e  keqe nëse bëhet me nder dhe pa keqperdorime,

Kryetar asnjëherë nuk të quajtëm të mjerë, siç po na thoni ju, edhe pse krijuat një identitet të rrejshëm patriotik si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë,

Punën nëpër baushtella gjermane si një mjeshtër i mirë i pllakave e kemi vlerësuar si punë të ndershme, normalisht nëse e keni kryer me nder edhe atë,

Na kanë thënë shumë shokë tuaj se kanë pasur dyshime për keqpërdorime të një fondi për heroin Agim Ramadanin, por ne nuk ua kemi thënë.

Nuk të kemi quajtur mjeran dhe asnjëherë s’ta kemi thënë këtë përkundër arrogancës që keni treguar  ndaj shokëve dhe miqve tu, si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.

Shumë shokë tuaj na e kanë thënë këtë por ne s’e kemi thënë.

Është e pandershme dhe e pamoralshme që një kryetar komune të ketë nënshtetësi të trefishtë, por as për këtë s’ju kemi thënë mjeran. Jeni ju që ia keni mbajtur çadrën Adem Salihajt në vitin 2012 kur ishe vetëm një zëdhënës I fushatës së tij për kryetar të Ferizajt, ishe ti  që vrapoje pas tij edhe me aparat fotografik për t’ia shkrep ndonjë foto, sa për t’i hyrë në hatër.

Por s’të kemi quajtur mjeran.

Je pikërisht ti kryetar në ikje në kërkim të identitetit tuaj politik që prej viteve 80,

Ende nuk po mundesh  ta gjesh, sepse ende nuk e ke kuptuar se  politika është vetëm art i së mundshmes, por jo i arrogancës që t’i po e manifeston çdo ditë e më shumë,

Si pasojë edhe ju e dini që ju jeni në përfundim të diktatit tuaj mbi Ferizajn.

Prandaj ju bëjmë apel që të punoni diçka të mirë për këtë qytet sepse veç edhe ashtu pak muaj ju kanë mbetur për të fantazuar me ndonjë projekt të stili të kafazit apo të tunelit.

Mos u mirr me shpifje e jomoralitet.

Bëje punën për të cilën je zgjedhur!

Për t’ja shuar edhe njëherë kureshtjen kryetarit në ikje po i them që edhe në këtë konferencë jam me delegim të plotë të Kryesisë dhe Kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj!

Selim Marevci

Drejtor I Departamentit të Administratës i degës së PDK-së Ferizaj

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …