Nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj, dhe në prani të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetarit të Komunës, z. Sami Cacaj, anëtarëve të Kuvendit dhe drejtorëve të drejtorive komunale, drejtuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame dhe OJQ-ve lokale, sot është mbajtur mbledhje urgjente e Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Në këtë seancë është shqyrtuar dhe miratuar Deklarata e Kuvendit të Komunës së Deçanit lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kuvendi i Komunës së Deçanit, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, shpreh mospajtimin e tij të thellë me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kuvendi i Komunës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte vazhdimësi e luftës për liri dhe çlirim, e lindur nga rrethanat e rënda të represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.
Kuvendi konsideron se, për një dënim penal të kësaj peshe, përgjegjësia personale e secilit të akuzuar duhet të provohet me prova të qarta, konkrete, bindëse dhe përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Kuvendi i Komunës shpreh solidaritet me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe me të gjithë ata që këtë proces e kanë përjetuar me dhimbje dhe shqetësim.
U bëhet thirrje qytetarëve të Deçanit dhe të gjithë Kosovës që, përkundër dhimbjes dhe emocioneve të forta, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucionale.
Duke pasur parasysh se vendimi u shpall me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës”, Kuvendi i Komunës së Deçanit përcjell qartë mesazhin e qytetarëve të tij: