Përkujtohen dëshmorët Muharrem Misimi, Xhavit Bislimi, Mexhit Bislimi, Driton Brahimi dhe Vesel Muharremi

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve Muharrem Misimi, Xhavit Bislimi, Mexhit Bislimi dhe Driton Brahimi nga Prekazi si dhe Vesel Muharremi nga Mikushnica, në 28 vjetorin e rënies së tyre.

Me krenari të madhe, sot nderuam sakrificën e dëshmorëve të kombit nga komuna e Skenderajt të rënë me 23 shtator 1998: Muharrem Misimi, Xhavit Bislimi, Mexhit Bislimi dhe Driton Brahimi nga Prekazi si dhe Vesel Muharremi nga Mikushnica.

Ata ranë për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar përmes sakrificën së tyre se liria u fitua me mund, guxim dhe gjak.

Emrat e dëshmorëve do mbeten të skalitur përgjithmonë në historinë e Kosovës dhe në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë të rënëve të lirisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

DELEGACIONI I KOMUNËS SË VITISË VIZITOI SPITALET PUBLIKE NË SAINT-JULIEN-EN-GENEVOIS DHE ANNECY

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kryesore …