Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka rikthyer në vëmendje deklaratat e babait të tij gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë pjesë nga fjalimet e Krasniqit, përfshirë edhe deklaratën e tij përfundimtare më 18 shtator, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet”. Në postim, Altin Krasniqi ka ndarë edhe fjalët e babait të tij nga paraqitjet ku ai kishte folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e saj në luftën për liri. Rikthimi i këtyre deklaratave vjen pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
