Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me vizitat ndaj Hashim Thaçit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, në kuadër të rastit të dytë, në të cilin ai akuzohet për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Me vendimin e ri, Gjykata ka hequr ndalesën për vizita ndaj Milaim Ahmetiajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre personave të tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar në dokument. Në anën tjetër, ndalesa për vizita është vazhduar ndaj Artan Behramit, Ismail Sylës, Blerim Shalës dhe Vllaznim Kryeziut. Megjithatë, heqja e kufizimeve nuk nënkupton se vizitat për personat e lejuar janë plotësisht të pakufizuara. Ato do të zhvillohen nën monitorim aktiv. Administrata e Qendrës së Paraburgimit është obliguar të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët apo çdo shkelje tjetër të rregullave të përcaktuara për vizitat.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
