Besnik Tahiri: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si “interpretim politik”. Tahiri ka kritikuar mungesën, sipas tij, të një qëndrimi të qartë institucional nga institucionet e Kosovës lidhur me këtë çështje. “Qeveria ishte dashur me pasë një qëndrim i cili është në Webfaqe. Nuk ekziston, as ai në Kuvend të Kosovës, institucionet e Kosovës, Akademia e Shkencave, katedra e Historisë, Katedra e Juridikut, e filozofisë”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka kritikuar gjithashtu përqendrimin e debatit politik në deklaratat në rrjetet sociale, duke kërkuar më shumë veprime institucionale. “Nuk po më intereson mua se çka thotë dikush në status. Politika e Kosovës është ngushtu kush çka thotë në rrjete sociale, jo kush çfarë veprimi institucional që merr”, ka shtuar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …