FSK dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në kërkim-shpëtim

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Urban, Kërkim-Shpëtimit në Terrene Malore dhe Operacioneve K9. Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve dhe shkëmbimin e përvojave praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit. Gjatë aktivitetit u zhvilluan ushtrime teorike dhe praktike për kërkimin dhe shpëtimin në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore, përdorimin e qenve të specializuar K9, si dhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në situata emergjente. Përmes këtij bashkëpunimi u synua rritja e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve, duke forcuar përvojën e përbashkët dhe aftësinë për reagim të shpejtë e efikas në situata emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …