Daut Haradinaj: Ku e gjeti Isa Mustafa ditën e protestave për ta vizituar Deçanin?

Daut Haradinaj nga protesta: “Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”

Në natën e 12-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, duke iu referuar zhvillimeve politike të mbrëmjes. Haradinaj ka theksuar se qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka shprehur një qëndrim kritik ndaj takimeve të zhvilluara nga liderët politikë. “Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët. Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, ka shkruar Haradinaj. Reagimi i tij është bërë pasi kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Gollubovcit

28 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 26 shtator 1998 në Gollubovc dhe Pllaqicë

Më 26 shtator 1998, në Komunën e Malishevës, forcat serbe vranë dhe ekzekutuan 28 civilë …