Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër liderëve të UÇK-së, të cilët në shkallën e parë janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Deklarata u miratua me 99 vota të deputetëve dhe shpreh qëndrimin e Kuvendit në mbështetje të çlirimtarëve, ndërsa kërkon nga institucionet e Kosovës hartimin e një strategjie shtetërore për procesin gjyqësor në Hagë. Me këtë deklaratë, Kuvendi ka vendosur që çështja e proceseve në Hagë të trajtohet edhe në nivel institucional, në raport me zhvillimet e mëtejshme të procesit gjyqësor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
