Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së funksionimit të proceseve gjyqësore në Hagë, duke përdorur një krahasim të drejtpërdrejtë me sistemet represive të së kaluarës. Në një postim në platformën “X”, Pettifer ka shkruar se është i sigurt që “juristët e Hagës do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Moskën e Brezhnjevit apo në Jugosllavinë e Rankoviqit”. Me këtë deklaratë, akademiku britanik ka vënë në pikëpyetje standardet dhe mënyrën e zhvillimit të proceseve në Hagë, duke i krahasuar ato me periudha të njohura për represion politik dhe kontroll të fortë institucional mbi drejtësinë. Deklarata e Pettiferit vjen në një periudhë kur proceset dhe vendimet e institucioneve gjyqësore në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së vazhdojnë të jenë objekt i kritikave dhe debatit të gjerë publik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
