Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo mori 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, duke u zgjedhur në këtë pozitë pas votimit në seancën e sotme plenare. Pas votimit për Çitakun, Kuvendi ka vazhduar punimet me pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë formimin e komisioneve parlamentare. Pas miratimit me 99 vota të Deklaratës së Kuvendit në lidhje me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ajo ka falënderuar 99 deputetët që votuan deklaratën dhe ka thënë se tani radha i takon Qeverisë që të sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Kuvendi sot e shprehu vullnetin e tij. Tani është radha që Qeveria ta sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që ai të votohet pa vonesë”, ka shkruar Çitaku. Sipas saj, deklarata përbën zotim, ndërsa miratimi i ndryshimeve ligjore do të ishte veprim institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës me deklaratë kundër aktgjykimit të Speciales: Mbështetje për çlirimtarët dhe strategji shtetërore për Hagën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës …