Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke kërkuar masa ndaj disa prej figurave drejtuese të këtij institucioni. Haxhiu përmendi gjyqtarin Çarls L. Smith, trupin gjykues dhe kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, për të cilët kërkoi që të shpallen persona “non grata” në Kosovë. “Smith dhe trupi gjykues duhet me u shpallë nongrata në Kosovë bashkë me Trendafilovën”, deklaroi Haxhiu. Duke folur për pasojat që, sipas tij, mund të ketë aktgjykimi, deputeti i PDK-së tha se vendimi ndikon edhe në mënyrën se si paraqitet dhe interpretohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me këtë aktgjykim po e ndryshon narrativën e luftës çlirimtare. Aktgjykim që nuk e përfaqëson popullin e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
