Përcaktohet Paneli i Apelit për rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Është përcaktuar përbërja e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas gazetarit Besian Beha, paneli përbëhet nga tre gjyqtarë: Michele Pichard nga Franca, Kai Ambos nga Gjermania dhe Nina Jorgensen nga Norvegjia. Pichard është caktuar kryetare e Panelit, ndërsa Ambos dhe Jorgensen anëtarë. Sipas njoftimit të gazetarit Beha, e njëjta përbërje e Panelit të Apelit ka shqyrtuar edhe rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës. Përcaktimi i panelit shënon një tjetër hap në procesin e apelit pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti i Kosovës ende pa emër, partitë kanë vetëm shtatë ditë për marrëveshje

Partitë parlamentare në Kosovë ende nuk kanë bërë publik ndonjë kandidat të ri për president, …