Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor, në të kundërtën shpërndahet Kuvendi

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Sipas aktgjykimit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht 2026, ndërsa nga 8 gushti ka nisur të llogaritet afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka përcaktuar se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të përfundojë deri më 6 tetor 2026. “Gjykata konsideron që Kuvendi deri më 6 tetor 2026 duhet zhvilluar dhe përfunduar procedura për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim. Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri në këtë datë, Kuvendi shpërndahet në pajtim me Kushtetutën, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja. Gjykata ka shqyrtuar edhe çështjen e zgjedhjes së Qeverisë më 13 shtator, përfshirë pretendimet lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe afatet kushtetuese. Në përfundim, Gjykata ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa çështjet e tjera janë trajtuar në kuadër të vendimit për rastet përkatëse

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri kritikon institucionet: Ligji për Specialen mbetet në sirtar, shteti nuk qeveriset në minutën e fundit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e vendit për vonesat në procedimin e …