Çlirim Haziri nga protesta i drejtohet Kurtit: “Projektligjin për Specialen e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret?”

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në natën e 14-të të protestës, Haziri tha se deklarata e miratuar nga Kuvendi me 99 vota nuk është e mjaftueshme pa u pasuar me ndryshime konkrete ligjore. Ai theksoi se pas votimit të deklaratës, përgjegjësia tani është te Qeveria, pasi projektligji ndodhet në tavolinën e saj për shqyrtim. “Kryeministër, në atë tavolinë ti nuk e ke thjesht një projektligj! Nuk është udhëzim i rëndomtë administrativ. Nuk është rregullore e zakonshme. Atë që keni mbi tavolinë është dinjiteti i këtij shteti!”, deklaroi Haziri. Protestuesit nuk kërkojnë më deklarata, por veprim institucional dhe procedim të projektligjit në Kuvend. “Zgjidhja është në tavolinën tuaj. Veproni sa nuk është vonë!”, u shpreh ai. Haziri paralajmëroi gjithashtu pjesëmarrje më të madhe në protestën e 1 tetorit, duke thënë se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të protestuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri kritikon institucionet: Ligji për Specialen mbetet në sirtar, shteti nuk qeveriset në minutën e fundit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e vendit për vonesat në procedimin e …