Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë të mirëseardhjes me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Takimi është bërë i ditur nga vetë Rama përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë edhe një fotografi nga pritja e diplomatit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Me një mesazh të shkurtër, kryeministri ka uruar mirëseardhjen e Wendt në detyrën e re në Tiranë, duke shënuar kështu fillimin e angazhimit të tij si përfaqësues i SHBA-së në Shqipëri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
