Artan Behrami: Pse Kurti nuk e ka të njëjtin zell për ta mbrojtur UÇK-në?

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vonesat në procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Behrami tha se mendimi ligjor i Ministrisë së Drejtësisë nuk është obligues për deputetët dhe se, sipas tij, procedura mund të ishte përfunduar më shpejt. Ai e pyeti Kurtin pse nuk tregon të njëjtin angazhim për çështjet që lidhen me UÇK-në, siç tha se ka treguar për Ligjin për Shtetësinë. “Pse nuk e ka këtë zell për me e mbrojt UÇK-në? Për me e mbrojt Kosovën? Edhe ky është mendim i imi personal”, deklaroi Behrami. Ai kërkoi që i njëjti ritëm në procedimin e ligjeve të zbatohet edhe për projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton Dr. Shpëtim Robajn: 28 vjet nga rënia e mjekut që u qëndroi pranë luftëtarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së …