Komuna e Skenderajt organizon transportin me autobus per protesten e 1 Tetorit – “JO NE EMRIN TIM”

Komuna e Skenderajt për protestë e 1 tetorit, “Jo në emërin Tim” njofton qytetarët se do të organizoj transportin me autobus nga pesë Bashkësit lokale dhe nga qyteti i Skenderajt.

Në njoftimin e komunës thuhet:

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë që më 1 tetor, në orën 16, në Prishtinë, të bashkohemi në protestën “JO NË EMRIN TIM”, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Skenderaj edhe kësaj radhe do ta dëshmojë unitetin dhe qëndrimin e palëkundur përballë padrejtësive ndaj çlirimtarëve tanë.

Transporti organizohet nga bashkësitë lokale Turiqec, Likoc, Qirez, Runik dhe Klinë e Epërme nga ora 12:00, ndërsa nisja e përbashkët bëhet në ora 13:00 nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra në Skenderaj.

Të bashkohemi të gjithë në protestën e 1 Tetorit në Prishtinë në ora 16.00, në mbështetje të çlirimtarëve tanë.

Bashkë për Drejtësi dhe dinjitet

JO NE EMERIN TIM

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati:UÇK-ja është historia jonë, krenaria jonë dhe liria jonë!

Në unitet institucional, Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Deklaratën përmes së cilës riafirmuam një …