Albert Z. ZHOLI

Albert Z. ZHOLI: BABAI

Babai ecën… por mendjen e lë pas,
te fëmijët, te shkolla, te buka në sofër,
te një sëmundje që mos i prekë kurrë,
te nata e qetë, kur bota fle në gjumë.
Ai qesh me ta, por brenda shqetësohet,
se çdo dhimbje e tyre në zemrën e tij rëndohet.

Në ndërtim, në minierë, në ara me baltë,
me duar të çara dhe ballin me djersë,
në shi, në vapë, në dimër të acartë,
punon për fëmijët, pa thënë asnjëherë “mjaft”.
Buka e tij është djersa, shpresa është fëmija,
dhe çdo sakrificë bëhet një ditë lumturia.

Fëmijët rriten… dhe babai plaket ngadalë,
flokët i zbardhen, por s’e ul kurrë ballin.
Askush nuk e di ç’ka hequr në heshtje,
derisa një ditë bëhet prind vetë.
Atëherë kupton, me lot në sy,
se babai nuk jetoi për vete… por për ty.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? - Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? – Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

E dua Labërinë, sepse në këtë copëz të bekuar të Shqipërisë, natyra, historia, kënga dhe …