Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Tetë parti shqiptare garojnë bashkë për më shumë deputetë në Kuvendin e Serbisë

Tetë parti politike shqiptare nga jugu i Serbisë kanë krijuar listën e përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar”, përmes së cilës synojnë të rrisin numrin e përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë dhe të shtyjnë përpara çështjet e komunitetit në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Listën do ta udhëheqë Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe aktualisht deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ndërsa vendin e dytë do ta ketë një përfaqësues i Alternativës për Ndryshim dhe të tretin një përfaqësues i Partisë Demokratike. Kamberi ka thënë se synimi është që shqiptarët të kenë “fuqi më të madhe politike” dhe përfaqësim më të gjerë në institucionin ligjvënës serb, ndërsa platforma e koalicionit do të mbështetet në planin me shtatë pika të miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, i cili përfshin përfaqësimin institucional, zhvillimin ekonomik të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare, si dhe çështjet e drejtësisë, sigurisë, arsimit, mediave, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Sipas Kamberit, partitë kanë rënë dakord që edhe pas zgjedhjeve deputetët e zgjedhur nga kjo listë të veprojnë së bashku dhe të synojnë krijimin e një grupi parlamentar me subjekte të tjera me të cilat kanë qëndrime të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Fadil Demaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat për ndryshimin …