Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nuk sheh gatishmëri konkrete të Qeverisë për të ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Demaku tha se deklarimet për mundësinë e veprimit ndaj ligjit i sheh më shumë si përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e qytetarëve sesa si një vullnet real për të ndërmarrë veprime. Sipas tij, qytetarët po e shprehin hapur kundërshtimin ndaj zhvillimeve të fundit dhe po kërkojnë nga institucionet hapa konkretë për ndryshimin e ligjit, ndërsa ai vlerësoi se deri tani nuk ka parë një gatishmëri të tillë nga Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
