Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë, gjykatësi vlerëson se mbeten rreziqet për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë. Vendimi është marrë më 30 shtator 2026, gjatë rishikimit periodik të masës së paraburgimit. Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes ka vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale. Në vendimin e publikuar thuhet se gjykatësi ka marrë parasysh edhe aktgjykimin e fundit ndaj Thaçit në çështjen tjetër gjyqësore, por ka konstatuar se ky zhvillim nuk e ndryshon nevojën për rishikimin periodik të paraburgimit në rastin aktual. Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së ndërkohë janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë në aktgjykimin e 16 shtatorit. Thaçit iu shqiptua dënimi prej 25 vjetësh burgim, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi i drejtohet babait nga protestat: “Kosova të don, ti e din”

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në …