Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim z. Ilaz Ismajli dhe z. Emrush Tafa, të cilëve u ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në diasporën shqiptare.
Me këtë rast, kryetari Haliti u ka ndarë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite.
“Ne i kemi nderuar dhe po i nderojmë personalitetet që kanë kontribuar për vendin, me qëllim që t’u tregojmë gjeneratave të reja për punën e mirë që kanë bërë për shtetin”, ka deklaruar kryetari Haliti.
Ndërkaq, z. Ismajli dhe z. Tafa u shprehën se shërbimi ndaj shtetit ka qenë obligim qytetar për ta, duke theksuar se do të kishin dëshiruar të kontribuonin edhe më shumë për vendin.