Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Vesli Clark: Millosheviçi ishte përgjegjës për spastrimin etnik

Duke folur për luftën e vitit 1999, Clark e vendosi përgjegjësinë kryesore për përshkallëzimin e konfliktit te regjimi i Slobodan Millosheviçit. Ai tha se gjatë kontakteve me Millosheviçin kishte kërkuar tërheqjen e forcave nga Kosova, ndërsa e akuzoi ish-presidentin serb se kishte ndjekur politika të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve. Clark tha se Hashim Thaçi, në kontrast me Millosheviçin, ishte një figurë politike shqiptare që, sipas tij, ishte kthyer në Kosovë në kohë lufte për të mbrojtur vendin. Ai përmendi edhe luftën e familjes Jashari në Prekaz dhe përshkallëzimin e dhunës në Kosovë si faktorë që, sipas tij, e bënë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare. “Millosheviçi ishte i vendosur që të eliminonte të drejtat e shqiptarëve”, tha Clark, duke shtuar se NATO ndërhyri pasi situata në Kosovë ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha pas largimit të PDK-së nga Komisioni për AKI: “Ngërçi zgjidhet vetëm me komunikim”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka thënë …