Hykmete Bajrami: Shkarkimi i Kryeprokurorit, Blerim Isufaj është alarm për drejtësinë dhe për shtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se shkarkimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj është alarm për drejtësinë dhe për shtetin. Ajo ka shkruar më tuttje se sy është mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni. “Nëse një prokuror mund të largohet sepse vendimet e tij nuk i pëlqejnë pushtetit, atëherë nesër askush në drejtësi nuk mund të ndihet i sigurt kur heton një ministër, një deputet apo cilindo zyrtar të fuqishëm. Sepse kur pushteti kontrollon institucionet që duhet ta kontrollojnë atë, qytetari mbetet i pambrojtur. Këtë nuk duhet ta pranojmë si normale dhe nuk do ta pranojmë!” ka shkruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ivan Anushiç: Serbia po armatoset intensivisht prej një dekade

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka përdorur një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë gjatë …