Deputeti Nait Hasani i është drejtuar pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë protestës së mbrëmshme, duke kërkuar që të mos përdoret dhuna ndaj protestuesve. “Sado të jeni gjallë, ka me ju vra ndërgjegjja. Askush nuk ka dalë me e sulmu askënd. Kemi dalë me i mbrojtë vlerat tona. Nxirre pendrekun, mëshom. Mësho këtu ku jam. Turp duhet me ju ardhë”, është shprehur Hasani. Fjalët e tij janë përcjellë në një moment tensioni mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ndërsa masa protestuese ka vazhduar të qëndrojë në hapësirën përballë institucioneve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
