Shqipe Krasniqi: Si një luftetare lirie, kam dhimtë deri në palcë çka po shohë në këtë Kosovë…

Si një luftetare lirie, kam dhimtë deri në palcë çka po shohë në këtë Kosovë…
Nuk ka forcë, as aparat shtetëror që mund ta përulë, njollosë e baltosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Ne, bijtë dhe bijat e këtij shekulli, që bëmë atë që na e kërkoi shpirti, zemra dhe ndërgjegjja — luftuam për identitetin tonë kombëtar, për dinjitet dhe për liri — nuk gjunjëzohemi dhe nuk kërkojmë mëshirë.
Kërkojmë vetëm një gjë: ta kuptoni se liria në të cilën sot uleni në ato kolltuqe nuk ju është dhuruar. Ajo është paguar me gjakun e dëshmorëve, me plagët e invalidëve, me lotët e nënave e motrave të dhunuara, me fëmijët e masakruar, me jetët e burrave, grave, pleqve e të rinjve të vrarë dhe me dhimbjen e familjeve që ende presin të pagjeturit e tyre.
E ju, pushtetarë të përhershëm, që për vite të tëra jeni ngulur në ato karrige, mos harroni para kujt keni dhënë betimin. Nuk e keni marrë shtetin për ta përdorur si pronë personale, as lirinë për ta keqpërdorur sipas interesit tuaj.
Boll më!
Na e plasët shpirtin me këtë papërgjegjësi.
Sot kemi një popull të lodhur, institucione të paralizuara dhe një shtet që po mbahet peng nga pazaret, inatet dhe interesat politike. Ndërkohë, ata që e sollën lirinë po trajtohen sikur të ishin të tepërt në vendin e tyre. Luftëtarët që dje ishin në front për Kosovën, sot nuk po i doni as nëpër dyert e institucioneve të shtetit të cilin e ndihmuan ta ndërtojmë.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është mirënjohje. Dhe kjo nuk është Kosova për të cilën u sakrifikuan.
Ne nuk kërkojmë privilegje.
Kërkojmë dinjitet.
Nuk kërkojmë mëshirë.
Kërkojmë drejtësi.
Nuk kërkojmë pushtet.
Kërkojmë shtet.
Për çdo dëshmor.
Për çdo invalid.
Për çdo nënë që ende qan.
Për çdo motër që mbajti dhimbjen në heshtje.
Për çdo fëmijë që nuk pati mundësi të rritej.
Për çdo familje që ende pret një përgjigje.
Për çdo të pagjetur.
Për çdo luftëtar që e vuri jetën në rrezik për këtë tokë.
Mos e keqpërdorni lirinë që ua sollën të tjerët. Mos e shkatërroni shtetin që u ndërtua mbi sakrificën e një populli.
Sepse pushtetet vijnë e shkojnë. Kolltuqet ndërrohen. Emrat harrohen.
Por gjaku i derdhur për liri nuk harrohet kurrë.
Dhe sa të ketë shqiptarë që e duan këtë vend, askush nuk do të mund ta baltosë historinë, ta përulë sakrificën dhe ta shuajë të vërtetën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kosova nuk është pronë e askujt.
Kosova është përgjegjësi e të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dan Kosumi: NËSE INSTITUCIONET HESHTIN, POPULLI DO TË VEPROJË “VENDLINDJA THËRRET” PËRSËRI PËR ÇLIRIMTARËT

Po i drejtohem opinionit publik shqiptar në Kosovë dhe në mërgatë në një moment që …