Ismail Tasholli i përgjigjet BE-së: Më 10 tetor përgjigjemi nga Brukseli

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, organizatore e protestave në diasporë, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Bashkimit Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Tasholli ka paralajmëruar se më 10 tetor do të zhvillohet një protestë në Bruksel, duke thënë se aty do të përcillet qëndrimi i kosovarëve dhe mërgatës shqiptare. “BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e ‘Liria ka emër’ nuk ndalen!”, ka shkruar Tasholli. Ai ka bërë të ditur se aktivitetet e platformës do të vazhdojnë edhe më tej, duke paralajmëruar mobilizim të mërgatës kundër qëndrimeve që organizatorët i kundërshtojnë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli sqaron efektin e njoftimit për moszbatimin e aktgjykimit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka deklaruar se njoftimi i avokatit Arianit Koci …