Më shumë se tri javë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, asnjëra palë nuk ka njoftuar nëse do ta apelojë vendimin. Fillimisht, palët duhej ta paraqisnin njoftimin për apelim deri në mes të tetorit. Me kërkesë të ekipeve mbrojtëse, Paneli i Apelit e shtyu afatin deri më 27 nëntor. Mbrojtja e arsyetoi kërkesën me kompleksitetin e çështjes dhe faktin se nuk e kishte pranuar ende aktgjykimin e plotë të përkthyer në shqip. Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar RTK-së se deri tani nuk është dorëzuar asnjë parashkresë përmes së cilës njëra nga palët njofton synimin për apelim apo përcakton pjesët e aktgjykimit që dëshiron të kundërshtojë. Sipas procedurave të Dhomave të Specializuara, faza formale e apelit nis vetëm pas dorëzimit të këtij njoftimi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
