Nesër mbahet “Ora përkujtuese e Dr. Flora Brovinës” në Prishtinë
Screenshot

Nesër mbahet “Ora përkujtuese e Dr. Flora Brovinës” në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës do të organizojë nesër, më 15 tetor, në orën 12:00, veprimtarinë përkujtimore “Ora përkujtuese e Dr. Flora”, në lokalet e saj në rrugën “Jashar Salihu” në Prishtinë.

Gjatë kësaj veprimtarie do të paraqiten punime kushtuar krijimtarisë letrare, jetës dhe veprimtarisë së Dr. Flora Brovinës. Po ashtu, do të lexohen poezi dhe prozë kushtuar personalitetit të saj, si dhe krijime poetike të vetë autores.

Dr. Flora Brovina njihet për veprimtarinë e saj si shkrimtare, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deputete, mjeke dhe luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për angazhimin e saj politik dhe humanitar.

Sipas njoftimit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në këtë veprimtari do të paraqiten anëtarët e rregullt të kësaj organizate.

Punimet për veprimtarinë mund të dërgohen në adresën elektronike: [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

27 vite pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Në Suharekë është mbajtur tryeza me moton “27 VITE PAS…”, kushtuar zbardhjes së fatit të …