Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë ndaj demonstratave në Kosovë me 1981 IV

Shpresa Bajraktari: Sot, figura gjigante e Enver Hoxhës merr një rëndësi akoma më të madhe jetike dhe historike për popullin dhe kombin shqiptar, kur ai ndodhet në udhëkryq

Sot, figura gjigante e Enver Hoxhës merr një rëndësi akoma më të madhe jetike dhe historike për popullin dhe kombin shqiptar, kur ai ndodhet në udhëkryq.

Përkujtojmë me respekt dhe me nderim të madh 118-vjetorin e lindjes së udhëheqësit më të madh të popullit dhe të kombit shqiptar, Enver Hoxhës, që bëri epokë.

16 tetor 1908 – 16 tetor 2026

Pasi kombi ynë ka nxjerrë burra dhe burrnesha, udhëheqës të mëdhenj e të lavdishëm dhe figura me përmasa kombëtare e botërore, të vlerësuara nga Evropa dhe më gjerë, në botë.

Por një nga këta udhëheqës të shquar, që është vlerësuar edhe nga personalitete të mëdha botërore si udhëheqësi më i madh i kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet arkitekti i ndërtimit të Shqipërisë së Re Socialiste – Enver Hoxha.

Askush nuk mund të krahasohet me figurën më madhore dhe më të shquar të kombit shqiptar, Enver Hoxhën.

  • Sepse nuk ka ngjarje dhe zhvillime të mëdha historike, si gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ashtu edhe gjatë ndërtimit të Shqipërisë së Re Socialiste, pa pjesëmarrjen dhe kontributin e paçmuar të Enver Hoxhës.
  • Nuk ka ngjarje dhe beteja heroike të Partisë e të popullit shqiptar, të zhvilluara gjatë viteve të LANÇ-it dhe në 50 vitet e epokës së revolucionit e të socializmit, që të mos jenë të lidhura me emrin e Enver Hoxhës, në krye të vendit, të Partisë e të popullit.
  • Enver Hoxha ka qenë jo vetëm pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha kthesat dhe betejat e rëndësishme të historisë së re të Shqipërisë, por edhe personaliteti më i shquar që ka drejtuar dhe ka çuar vendin e popullin shqiptar nga fitorja në fitore.
  • Te figura e Enver Hoxhës, populli dhe komunistët shohin të mishëruara virtytet më të larta të kombit tonë të lashtë: mençurinë e urtësinë popullore, karakterin luftarak e fisnik të tij, traditat historike të shquara, shpirtin kryengritës e bujar, të kalitur në luftërat e gjata shekullore për liri e pavarësi, për dritë e dije, për tokë e bukë.
  • Askush në historinë e vendit të shqiptarëve nuk mund të matet dhe të krahasohet me Enver Hoxhën, për atë që Enveri ka bërë e ka dhënë për popullin dhe kombin e tij.
  • Enver Hoxha është themeluesi, organizatori dhe udhëheqësi i PKSH-së (PPSH-së), si dhe udhëheqësi, organizatori e strategu legjendar i LANÇ-it dhe i revolucionit popullor.
  • Është krijuesi dhe drejtuesi i pushtetit të ri popullor, të tipit të diktaturës së proletariatit.
  • Është burri i shtetit më i shquar dhe arkitekti më i madh i ndërtimit të socializmit.
  • Është themeluesi dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes të Republikës Popullore e Socialiste të Shqipërisë.
  • Është një personalitet i madh i komunizmit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur.
  • Ishte Enver Hoxha ai që tërë jetën e tij ia kushtoi pa rezerva popullit, atdheut, Partisë dhe çështjes së komunizmit.
  • Ishte sekretar i parë i KQ të PPSH-së, kryeministër, kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit Popullor.
  • Enver Hoxha është dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.
  • Për kontributet dhe meritat e veçanta të tij, Enver Hoxha është vlerësuar dhe shpallur nga komunistët e vërtetë dhe proletariati botëror si klasik i marksizëm-leninizmit dhe është radhitur me dinjitet përkrah Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.

Sot, masat popullore janë bindur se pa Enver Hoxhën nuk do të kishte pasur Parti të vërtetë Komuniste të Shqipërisë (PPSH), nuk do të kishte fituar Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendas.

Nuk do të ishte vendosur pushteti i popullit dhe as do të ishin mbrojtur liria e pavarësia e vendit.

Nuk do të ishin arritur aq shumë fitore socialiste për të gjitha masat e popullit në arsim e kulturë, në shëndetësi, në bujqësi e industri, në jetën shoqërore e në sigurinë e jetës së njeriut dhe të rinisë, në emancipimin e gruas e të familjes shqiptare, në zhdukjen e gjakmarrjes dhe të së vjetrës feudale e borgjeze, si dhe në afirmimin e së resë socialiste në çdo fushë.

  • Pa Enver Hoxhën nuk do të kishte Kosovë dhe këtë Shqipëri që është sot.
  • Nuk do të kishte qenë brenda kufijve të sotëm, sepse do ta kishin copëtuar dhe gllabëruar superfuqitë e kohës, të Lindjes e të Perëndimit!

Po të ishte Enver Hoxha, Shqipëria nuk do të ishte përmbysur dhe nuk do të ishte djegur e shkatërruar në vitet 1990, 1997, 1998 dhe sot, kur kanë kaluar tri ditë që Tirana është në tym dhe në flakë, duke u djegur e shkatërruar institucionet administrative dhe ambientet publike e private. Kjo tregon zemërimin e shqiptarëve, por edhe faktin se, në mënyrë vandale, ata nuk e kontrollojnë zemërimin e tyre, duke u bërë vegla të antishqiptarëve për të destabilizuar dhe shkatërruar Shqipërinë e shqiptarëve.

Kjo, njëkohësisht, tregon edhe dobësinë e shtetit, i cili jo vetëm që nuk e ushtron siç duhet funksionin e tij në shërbim të zgjidhjes së problemeve të akumuluara të shqiptarëve, por as nuk merr masat e nevojshme për të ndaluar ushtrimin e dhunës nga vandalë të papërgjegjshëm.

Po të ishte shteti i Enver Hoxhës, asnjëra nga këto nuk do të ndodhte.

Përkundrazi, sot Shqipëria do të kishte qenë po aq e fuqishme, madje edhe më shumë!

Fatkeqësisht, Shqipëria e Enver Hoxhës nuk ekziston më!

Sepse socializmi në Shqipëri u tradhtua dhe u përmbys me kundërrevolucion.

Vendi është kthyer në një vend borgjez të dorës së fundit, ku borgjezia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare bëjnë eksperimentet më të ndyra dhe më makabre!

Reaksioni shqiptar në pushtet ka 36 vjet që nuk ka lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër Enver Hoxhës dhe veprës së tij, duke përdorur, për ta çrrënjosur nga jeta dhe nga shpirti i popullit, mjete e metoda barbare, nazifashiste.

Por kolosi i kombit as është tundur, as nuk tundet!

Ai është gjallë. Rron midis nesh me veprën e tij të pavdekshme.

Përkundrazi, vlerat i janë shtuar dhe po i shtohen çdo ditë.

Në këtë krizë të thellë financiare, që ka përfshirë gjithë kapitalizmin botëror, kur imperializmi po gërryhet nga kontradiktat për zona të reja influence, e themi me bindje të plotë se gjejnë mishërim thëniet dhe mësimet e Enver Hoxhës, i cili thoshte se borgjezia, për të mbajtur pushtetin, përdor të gjitha format dhe mjetet, qoftë edhe marrjen e jetëve njerëzore.

Enver Hoxha thoshte:

“Armiku nuk ka nevojë të përdorë tanke dhe avionë, mjafton të infektojë ambientin me viruse vdekjeprurëse, je i pushtuar pa luftuar.”

Këto thënie lapidare të vizionarit Enver Hoxha u vërtetuan katërçipërisht.

Përhapja e koronavirusit i gjunjëzoi të gjithë popujt e globit. Ky virus i mallkuar u mori jetën miliona njerëzve të pafajshëm në botë.

Kjo tregon se borgjezia, nëpërmjet hedhjes së baktereve vdekjeprurëse, nxjerr dhëmbët për t’i mbajtur popujt nën frikë dhe për t’i detyruar të qëndrojnë të urtë.

Apo qëndrimi dinjitoz marksist-leninist i Enver Hoxhës në demaskimin e tradhtisë dhe të politikave imperialiste të revizionistëve hrushovianë rusë vërtetoi edhe një herë se sa të drejta dhe të pagabueshme ishin mësimet e tij në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë.

Në vazhdimësinë e politikave imperialiste kriminale, shohim luftën ruso-ukrainase, ku digjen dhe shkatërrohen dhjetëra qytete historike, apo luftën izraelito-palestineze.

Popujt përdoren si mish për top për interesat ndërimperialiste.

Të gjitha këto tregojnë edhe një herë largpamësinë dhe madhështinë e udhëheqësit tonë të dashur, Enver Hoxha.

Prandaj, Enver Hoxha është figura qendrore më popullore, më e dashur, më e ndritshme dhe më e lavdishme e kombit shqiptar.

Ndaj vepra e tij teorike dhe praktike është një trashëgimi e paçmueshme, që do të jetojë në shekuj.

Ajo është tepër e gjerë dhe shënon një kontribut me vlerë të madhe në mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues të teorisë së marksizëm-leninizmit.

Sidomos për problemet themelore të revolucionit, të ndërtimit të socializmit, të diktaturës së proletariatit, të partisë marksiste-leniniste dhe të rolit të saj vendimtar në të gjithë etapën historike të socializmit.

I pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt, kemi të drejtë të mburremi dhe të themi se Enver Hoxha bëri epokë.

Dhe se epoka e Enver Hoxhës është më e ndritshmja dhe më e lavdishmja në historinë e kombit shqiptar!

I theksojmë këto për t’i treguar brezit të ri rolin e paçmuar të Enver Hoxhës për popullin dhe kombin e tij, i cili vazhdimisht ndodhet nën ndikimin e propagandës së paskrupullt të borgjezisë, që ka si qëllim denigrimin e figurës së Enverit.

Por, sado të përpiqen, nuk mund t’ia dalin, sepse sa më shumë e denigrojnë, aq më shumë i rriten vlerat dhe madhështia Enver Hoxhës.

Veçanërisht sot, figura gjigante e Enver Hoxhës merr një rëndësi edhe më të madhe jetike dhe historike për popullin dhe kombin shqiptar, që ndodhet në udhëkryq!

LAVDI ENVER HOXHËS!

Shpresa Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: KU GABUAM (SIPAS MEJE)?

Vendimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës për Luftë të Armatosur Çlirimtare ishte historik për fatin …