Vlora Çitaku: Më 16 shtator u bë krim ndaj drejtësisë

Zyrtarja e lartë dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që Gjykata e Apelit të vendosë drejtësi lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, Çitaku u paraqit para mediave me një bluzë ku shkruhej “Kosova po pret”, duke përcjellë mesazhin e saj për pritjen e vendimit të Apelit. Ajo deklaroi se pret që në këtë fazë të procesit të vendoset drejtësi, ndërsa zhvillimet e 16 shtatorit i cilësoi si cenim të drejtësisë dhe të historisë. “Presim që në Apel të vendoset drejtësi, sepse ajo që ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë dhe ne besojmë, si dhe do të punojmë, që kjo të përmirësohet”, tha Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer

Daniel Serwer paralajmëron për skenarin e vitit 1997 në Shqipëri, kërkon ndryshime vetëm përmes votës

Profesori i politikës së jashtme në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka kritikuar dhunën gjatë …