Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE në Tiranë, reaguan ashpër lidhur protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës

Xhevat Hasani: NJË STUDENT DRITËSHKURTËR NGA TIRANA KONSULTOHET ME STUDENTË SERBË SE SI TA SHKATËRROJË SHQIPËRINË E VET!

Në lajmet e 17 tetorit 2026, të transmetuara në televizionin Euronews të Tiranës, folësja brilante Esmeralda Mulaj zhvilloi një intervistë me njëfarë studenti nga Tirana, i cili deklaroi se është vënë në lidhje me studentë të Serbisë dhe po konsultohet me ta se si duhet të demonstrojnë studentët e Tiranës, çfarë rruge e çfarë modeli duhet të ndjekin.

Por me kë u konsultoka ky student (që i thënçin student) për rrjedhën e protestave në Shqipëri?!

A duhet të konsultohet qengji me ujkun e zi se si ujku duhet ta hajë e ta shqyejë?!

Në Kosovë, biçimit të këtij studenti i thonë: «Të plaçin sytë…!» ose «Të vraftë buka…!»

Baballarët e studentëve të Beogradit, me të cilët u konsultoka ky kokë-shkretë nga Tirana, gjatë viteve 1998–1999 kanë vrarë e masakruar rreth 13 mijë shqiptarë civilë (në mesin e tyre mbi 1000 fëmijë); kanë vrarë 2400 ushtarë të UÇK-së; kanë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e vajza shqiptare; kanë dëbuar nga Kosova më shumë se një milion shqiptarë dhe kanë shkatërruar rreth 200 mijë objekte banimi etj.

Dhe me kë u konsultoka ky student dritë-shkurtër nga Tirana?!

U konsultoka me studentë serbë, të cilët, para rreth një viti, duke demonstruar kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, kanë dalë me një MEMORANDUM, sipas të cilit «Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë!»

Këta studentë të Beogradit paska konsultuar dhe po konsultoka ky kokë-tul!

E ata studentët e Beogradit, që mbase nuk janë fare studentë…, duke qenë, si edhe baballarët e tyre, mjeshtër për t’i mashtruar e rekrutuar shqiptarët për interesat e Serbisë, supozoj se do t’ia mësyjnë edhe rekrutimit të tij.

Supozoj se ata, për ta bërë studentin e Tiranës shërbëtor të Serbisë kundër Shqipërisë, kanë për t’ia vajosur atij mjerani sedrën primitive mirë e mirë, kanë për t’ia mburrur mendjelehtësinë dhe naivitetin dhe do t’i drejtohen edhe me fjalët: «Si je, vëlla!», «Si të kam, vëlla!» («Kako si brate!», «Kako si mi,brate!»).

Supozoj se herën tjetër studentët e Beogradit (që mund të mos jenë fare studentë…) këtë student shqiptar kokë-fikur do ta ftojnë për një vizitë të shkurtër në Beograd, ku do ta njohin me një mjeshtër special…

Supozoj se mjeshtri special, duke i ofruar kokë-fikurit nga Tirana honorare të majme dhe ndonjë copë mish të bardhë, do ta bënte atë të vetin… Dhe, pasi ta bënte të vetin, do t’i thoshte: «Nëse gjatë protestave aktuale që po zhvillohen në Tiranë, ti, me një maskë të vendosur në fytyrë, do të djegësh këtë apo atë institucion, këtë apo atë biznes, këtë apo atë shkollë, këtë apo atë gjykatë, do të marrësh kaq e kaq honorar…»

E kur bëhen bashkë mishi i bardhë dhe honorari i majmë, supozoj se kokë-fikurit nga Tirana do t’i bëhej mendja dhallë: Nuk do ta shiste vetëm Shqipërinë për Serbinë, por do ta shiste cdo gjë sië e ka shitur shpirtin e vet.

Kështu kanë bërë «mjeshtrit e Beogradit» edhe në fillim të viteve 1990, kur, me duart e shqiptarëve, të cilëve u jepnin honorare të majme, e dogjën dhe e shkatërruan Shqipërinë. Asokohe, qeveria serbe e Millosheviqit kishte ndarë dhjetëra miliona dollarë për ta destabilizuar Shqipërinë me djegie, vrasje dhe eksplozivë, duke shkatërruar 500 fabrika, uzina dhe kooperativa anembanë vendit.

Kështu kanë vepruar në fillim të viteve 1990 edhe «mjeshtrit nga Athina», kur edhe ata, me duart e shqiptarëve, të cilëve u jepnin honorare të majme, e digjnin dhe e shkatërronin Shqipërinë. Edhe qeveria greke, siç u kuptua më vonë, kishte ndarë dhjetëra miliona dollarë për destabilizimin e Shqipërisë me djegie, vrasje dhe eksplozivë, duke shkatërruar ato 500 fabrika, uzina dhe kooperativa që kishte pasur Shqipëria.

Dhe tani, në fund të këtij artikulli, çfarë duhet t’i them këtij studenti nga Tirana, dhe mendesisës së tij, që u konsultoka me studentë serbë se si u dashka ta djegë e ta shkatërrojë ai Shqipërinë e vet?!

D0o t’i them: «Të plaçin sytë, o kokë-shkretë!», «Të vraftë buka që e ha!», «Të helmoftë uji që e pi!» dhe «Të djegtë zjarri që po ndez vetë!»

Dhe çfarë t’u them lexuesve të Kosovës të këtij shkrimi?

U them: Mos i identifikoni shqiptarët e Shqipërisë dhe as Shqipërinë me këtë student fatzi, e qe me se paku duket se jane studente! Pa shqiptarët e Shqipërisë dhe pa Shqipërinë si shtet nuk do të kishte luftë çlirimtare të UÇK-së; pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte çlirim dhe pavarësim të Kosovës; dhe pa çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, sot nuk do të kishte shqiptarë të Kosovës e as shtet të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj

Adem Lushaj: Shqipëria nuk ka nevojë për shkatërrim!

Demokracia ndërtohet me përgjegjësi, jo me flakë. Ndryshimi kërkon guxim, jo shkatërrim! Gjendja e krijuar …