Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë vetë se cilin ligj do ta zbatojë, duke theksuar se kompetenca për miratimin e ligjeve i takon Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi publik, Gruda ka theksuar se, ndonëse askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës interpretimin e ligjit, kjo nuk nënkupton se ajo mund të përzgjedhë ligjet që zbaton. “Ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton”, ka shkruar Gruda. Ai ka shtuar se, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë nëuqi, gjykata duhet ta zbatojë atë. Deklarata e Grudës vjen në kontekstin e debatit për ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe zbatimin e tyre në raport me proceset gjyqësore në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
