Gani Koci

Gani Koci me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale: Ku ishit në vitin 2021?

Gani Koci ka reaguar ashpër ndaj atyre që sot paraqiten si mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, duke i akuzuar se në të kaluarën kanë kundërshtuar debatimin publik për Gjykatën Speciale. Përmes një postimi publik, Koci ka rikujtuar vitin 2021, kur, sipas tij, përfaqësues të një partie politike deklaronin se diskutimi për Gjykatën Speciale mund t’i dëmtonte çlirimtarët. “Mos shisni pallavra! Ku ishit ju në vitin 2021?”, ka shkruar Koci, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e atyre që, sipas tij, sot paraqiten si “shpëtimtarë” të ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen ndaj ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara, duke pretenduar se, në vend që të kërkohet me ngulm dekretimi i tij, disa po kërkojnë kthimin e ligjit në Kuvend. Reagimi i Kocit vjen në kuadër të debatit politik për ndryshimet ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale dhe për mënyrën se si institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në raport me këtë gjykatë. Me këtë deklaratë, Koci ka vënë në shënjestër dallimet mes qëndrimeve të mëhershme dhe atyre aktuale të aktorëve politikë, duke kërkuar llogaridhënie për deklaratat dhe veprimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë cilin ligj ta zbatojë, ligjet i miraton Kuvendi

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë vetë …