Përparim Gruda: Nuk tërhiqem nga asnjë shkronjë, jam krenar për punën time

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dalë në mbrojtje të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke këmbëngulur se ai nuk përmban asnjë gabim dhe se është hartuar pas konsultimeve të nevojshme. Gruda ka deklaruar se qëndron plotësisht prapa punës së tij dhe ekipit që ka hartuar ligjin, pavarësisht debatit të krijuar pas kthimit të tij në Kuvend për rishqyrtim. “Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj”, ka theksuar ai. Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta mbrojë ligjin, duke shprehur keqardhje që debati është rikthyer te hartimi i tij, në vend që të flitet për zbatimin. Sipas Grudës, nëse Kuvendi e rishqyrton ligjin, kjo duhet të bëhet mbi bazën e argumenteve juridike dhe pa cenuar qëllimin për të cilin është hartuar. “Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua”, ka deklaruar Gruda. Në fund, ai ka theksuar se çdo veprim i mëtejshëm duhet të synojë drejtësi të pavarur dhe mbrojtjen e asaj që e cilëson luftë të drejtë çlirimtare, duke lënë të hapur mundësinë për të folur më gjerësisht për këtë çështje në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

De Groot ka bërë thirrje për shfrytëzimin e mekanizmave ligjorë

Qëndrimi i Kryetares së Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot nuk përbën vlerësim për …