Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Rrezikojmë humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballet me rrezik serioz, duke ia atribuar këtë situatë, sipas tij, mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Përmes një reagimi publik, Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë që të zbatojnë marrëveshjet dhe vendimet e miratuara lidhur me organizimin e këtij eventi ndërkombëtar. Ai ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, në një letër të datës 15 tetor, ka shprehur shqetësimin se qasja e Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojë mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë. Rama ka theksuar se përgatitjet duhet të zhvillohen në koordinim të plotë me ICMG-në, duke shfrytëzuar ekspertizën e këtij institucioni dhe duke respektuar obligimet e dakorduara. Kryetari i Prishtinës ka pohuar se Komuna i ka përmbushur përgjegjësitë e saj, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë në përputhje me obligimet që i takojnë. “Po e ngre publikisht alarmin: rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz. Kryeministër, zbatoni atë për të cilën jeni dakorduar, keni nënshkruar dhe jeni obliguar”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu: Nga zëri i fortë i opozitës te relativizimi i përgjegjësisë në pushtet

Deklarata e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, lidhur me kërkesat për dorëheqjen e …