Smajl Latifi priti komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonelin Giuseppe De Blasi, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve në interes të qytetarëve. Përmes një njoftimi publik, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi bëri të ditur se gjatë takimit e ka përgëzuar kolonelin De Blasi për marrjen e detyrës, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e rregullt, të kryesuar …