Forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdon përmes proceseve të validimit sipas standardeve të NATO-s. Dy ekipet mjekësore të FSK-së janë në proces të validimit të kapaciteteve ROLE 1, një zhvillim i rëndësishëm në ngritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit të shërbimeve mjekësore ushtarake. Në kuadër të këtij procesi, ekipet janë vizituar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff. Validimi po realizohet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërveprueshmërisë me forcat aleate dhe përmbushjes së standardeve të Aleancës. Përmes investimit në profesionalizëm, përgatitje dhe kapacitete të specializuara, FSK-ja po zgjeron aftësitë e saj institucionale dhe po avancon në procesin e ndërtimit të një force të ndërveprueshme me NATO-n.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
